Zbardhet dëshmia e parë e Noizyt pas shpërthimit me tritol, çfarë iu tha policëve

0
Zbardhet dëshmia e parë e Noizyt pas shpërthimit me tritol, çfarë iu tha policëve
Gjigandi

Zbardhet dëshmia e parë e reprtit Noizy dhënë para oficerëve të policisë, menjëherë pas shpërthimit me trotil në lokalin e tij në Durrës.

Noizy është marrë në pyetje rreth orës 04:30, ku policët e kanë pyetur se me kë ka probleme.

Në dëshminë e tij, Noizy ka thënë se ka probleme vetëm me reperin Cvellio, me të cilin bëri sherr pardje, ku në një video u shfaq duke e goditur me grushte para lokalit të tij. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, teksa burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është drejt identifikimit.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

RonaTyra

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu