Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother Vip Albania pasditen e djeshme dhe ka nxitur diskutime lidhur me përmbajtjen e tij. Gjatë spektaklit mbrëmjen e djeshme u komunikua se ai i adresohej banorit më të ri Xhonatanit.
Pasi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai ka dhënë informacione nga jashtë për Oltën dhe kjo është një shkelje e hapur e rregullave, gjë e cila e ka penalizuar banorin duke e nxjerrë në nominim.
Arbana: “Xhonatani ka kthyer një nga rregullat kryesore duke dhënë sinjale për lojën dhe vëllai i madh ka marrë një masë. Siç e pe dhe ne klip, ndoshta ke harruar por ti ke dhënë brenda informacione dhe për këtë arsye vëllai i madh ka marrë vendimin që nga ky moment ti do jesh në nominim.”
Xhonatan: “Ky ishte thjesht mendimi im por e respektoj vendimin, gjërat që thashë nuk i shikoj si një mesazh.”
Arbana: “Ky është vendimi i Vëllait të Madh dhe nuk duhet ta ndash më askënd tjetër.”