Z Mobile: Drejtori Mustafa ka përgjegjësi, nuk ka dashur ta respektojë kontratën

[ad_1]

Z Mobile ka bërë të ditur, se drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, do të mund të arrinte marrëveshje për respektimin e kontratës dhe të evitonte dërgimin e kontestit në arbitrazh ndërkombëtar, në qoftë se do të kishte vullnet ta bënte këtë.

Komunikata e plotë e Z Mobile:

Drejtori Mustafa ka përgjegjësi direkte, nuk ka dashur ta respektojë kontratën edhe pse është zotuar

Z Mobile për hir të informimit të drejtë dhe qartësimit të opinionit publik detyrohet të bëjë të ditur se drejtori aktual i Telekomit të Kosovës, z. Agron Mustafa, do të mund të arrinte marrëveshje për respektimin e kontratës dhe të evitonte dërgimin e kontestit në arbitrazh ndërkombëtar në qoftë se do të kishte vullnet ta bënte këtë.

Ai në disa paraqitje të tija publike, po bën përpjekje që ta shfajësojë vetveten nga përgjegjësia e dëmit të shkaktuar ndaj Z Mobile, si dhe nga përgjegjësia se përse kjo çështje është detyruar që të zgjidhet nga Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC), i cili në dhjetor ka konstatuar shkelje të detyrimeve kontraktuese nga ana e Telekomit të Kosovës.

Për ta qartësuar përgjegjësinë e z. Mustafa, ju sjellim disa fakte: Z. Agron Mustafa ka marrë detyrën e drejtorit të Telekomit të Kosovës me datën 19 shkurt 2015.

Përfaqësuesit e Z Mobile menjëherë kanë qenë në një takim zyrtar me z. Mustafa, të cilit i janë demonstruar shkeljet e detyrimeve të kontratës nga pararendësit e tij. Ai ka kërkuar që t’i jepet dy muaj kohë dhe se pas kësaj periudhe ai do të kujdeset që kontrata të respektohet në tërësi.

Ne gjatë kësaj kohe kemi pritur që z. Mustafa të ndërmarrë veprimet e nevojshme për respektim të kontratës, si dhe për respektim të zotimit të tij dhënë ndaj nesh, mirëpo pa sukses. Duke parë se situata s’po zgjidhet dhe se në mungesë të shërbimeve Z Mobile po afaronte me humbje të mëdha për secilën ditë që kalonte, ne jemi detyruar pa vullnet që ta bëjmë kërkesën për arbitrim, përkatësisht me 13 prill 2015.

Gati një vit më vonë, saktësisht me datë 29.01.2016 është dorëzuar padia në ICC. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore ne kemi pritur që z. Mustafa të ndërmerrte hapa që do të mundësonin fillimin e respektimit të kontratës së Telekomit të Kosovës dhe Z Mobile, mirëpo ai për arsye ende të pa njohura për ne nuk ka treguar as më të voglin vullnet për ta kthyer ligjshmërinë.

Nëse do të ndërmerrte hapa konkretë z. Mustafa, edhe humbjet e të dyja palëve do të ishin minimale. Të gjitha këto ka mundur t’i rregullonte z. Mustafa, në cilësinë e drejtorit të Telekomit të Kosovës. Pretendimet gjoja për falsifikim të kontratës, të bëra prej tij kohëve të fundit, mund të kuptohen vetëm në kuadër të fushatës për fshehjen e shkeljeve kontraktuale, meqë i gjithë ky proces, siç dihet, është hetuar një herë nga Gjykata e EULEX-it dhe është hedhur poshtë. Z Mobile nuk i frikësohet asnjëherë asnjë hetimi, për shkak se siç është dëshmuar edhe nga EULEX-i, edhe nga ICC-ja dhe së fundi edhe nga Gjykata e Lartë Angleze , puna jonë është bërë gjithmonë sipas ligjit dhe procedurave në fuqi.

Mbi të gjitha, i bëjmë edhe një herë thirrje z. Mustafa dhe Telekomit të Kosovës që sa më parë të përmbushë obligimin sipas vendimit të ICC-së, të fillojë respektimin e kushteve të kontratës me Z Mobile.

Z. Mustafa e ka pranuar aktgjykimin e plotfuqishëm të ICC-së dhe e ka parë se aty parashihen edhe penaltitë për secilën ditë që kalon pa u përmbushur obligimet e kontratës me Z Mobile, kështu që nesër nuk mund të arsyetohet sërish se edhe këtë nuk e ka ditur.

Tribunali i Arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare të Tregtisë, është përzgjedhur bashkërisht nga palët kontrakuale për të ndërmjetësuar kontestin, për shkak se gëzon reputacionin si një ndër institucionet më të besueshme të arbitrazhit për zgjidhjen e kontesteve komerciale në nivel ndërkombëtar.

Dëshirojmë të ritheksojmë se ne gjatë gjithë kohës kemi shpresuar se mosrespektimin e kontratës do ta zgjidhim me mirëkuptim të drejtpërdrejt nga Telekomi i Kosovës dhe se asnjëherë nuk e kemi dëshiruar që për këtë të detyrohemi të kërkojmë drejtësi pranë arbitrazhit ndërkombëtar. Ne shpresojmë qe vendimi i ICC-së, do ta rikthejë shumë shpejtë normalitetin në marrëdhëniet ndërmjet dy kompanive dhe të krijojë hapësirë për partneritet të mirëfilltë e profesional.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *