Yuri Kim në seminarin e OSBE: Qeveria e SHBA në krah të popullit shqiptar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

0
4
Gjigandi

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen e qeverisë amerikane në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kim në fjalën e saj në seminarin e OSBE, ka njoftuar se do të vijojë puna në lidhje me këtë çështje.

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”, ka thënë Kim.

Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu