Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë për liderët e partive: Mos fyeni votuesit me kandidatët

0
Gjigandi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka dhënë një paralajmërim të fortë në adresë të partive politike shqiptare dhe drejtuesve të saj që janë në prag të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ambasadorja amerikane bën thirrje që në këtë proces duhet të ketë kujdes.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të duhet të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini vetë kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin”, shprehet Kim në këtë postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu