Ylli i Kategorisë Superiore kërkon rinisjen e kampionatit dhe ironizon kryeministrin

0
Gjigandi

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më të mirë te Teuta, por jo vetëm, pasi ai gjithashtu është edhe një nga lojtarët më të spikatur në Kategorinë Superiore.

Duket se futbollisti nuk po e duron dot periudhën pa futboll dhe si shumë të tjerë dëshiron rinisjen e kampionatit. Madje nëpërmjet profilit të tij zyrtar, ylli i Teutës, ka ironizuar kryeministrin shqiptar Edi Rama me filmin e njohur “Tomka dhe shokët e tij”.

Në videon e postuar nga Kallaku, shihen momente nga filmi të cilat janë montuar me fytyrën e kryeministrit.

Një mesazh ky i qartë për qeverinë, që të mendojë për sportin dhe rinisjen e saj, duke parë se e njëjta gjë po ndodh edhe në vendet e tjera, ku po lejohen stërvitjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu