Pjesëmarrësit në “Oscars 2022” janë akoma të frikësuar se do të humbasin ceremoninë ndërkohë që po presin rezultatet e testit PCR, përpara ngjarjes të së dielës.
Për të marrë pjesë në shfaqjen e çmimeve – e cila po rikthehet në Dolby Theatre pas një situate më të qetë me COVID-19 – duhet të rezultojnë negativë për virusin.
Yjet thuhet se janë në panik, posaçërisht kandidati për ‘Regjisorin më të mirë’, Kenneth Branagh, i cili javën e kaluar rezultoi pozitiv për coronavirus.
“Oscars 2022” (Foto: Getty Images)
Nëse sërish rezulton pozitiv për COVID-19, ai do të detyrohet të humbasë para -ndejën e “Oscars” e po ashtu edhe evenin kryesor.
Zëdhënësi i Kenneth tha për MailOnline se nuk ka ‘ende asnjë lajm përfundimtar’ nëse do të jetë në gjendje të jetë pjesë e ceremonisë.
Të gjithë të ftuarve në “Oscars” të këtij viti do t’u kërkohet të dorëzojnë teste negative për COVID-19 dhe dëshmi të vaksinimit.
“Oscars 2022” (Foto: Getty Images)
Prezantuesit dhe interpretuesit nuk do të duhet të vaksinohen, por do të duhet të tregojnë se kanë rezultuar negativisht për virusin.
Një burim i brendshëm nga agjentët e fuqisë së Hollywoodit, United Talent Agency tha për The Sun : “Është një kohë vërtet me ankth për yjet dhe kandidatët kryesorë, duke ditur se kjo mund të jetë shansi i tyre i vetëm”.
“Shoqërimi në ngjarje gjatë gjithë javës është padyshim një pjesë kryesore e festës, por ekziston frika se dikush mund të marrë COVID-19 thjesht duke u përzier me një person të infektuar”.
Kenneth Branagh (Foto: Getty Images)
Edicioni i 94-të i “Oscars” do të mbahet më 28 mars (e hënë).
/abc24.al/