Xhenova refuzon ofertën e Simeones që të marr djalin e tij tek Atletiko Madridit

Sipas gazetës Il Messaggero, Genoa ka hedhur poshtë një ofertë në vlerën e 18 milionë eurove nga Atletico Madrid për sulmuesin e talentuar, Giovanni Simeone.

Klubi spanjoll ka qenë prej kohësh i interesuar në sulmuesin argjentinas, i cili është edhe i biri i trajnerit të skuadrës, Diego Simeone, që para disa ditëve deklaroi se nuk do të nënshkruar me birin e tij.

Sevilla dhe Villarreal janë në mesin e klubeve të lidhura me Simeone JR, por ky raport sugjeron një propozim të ardhur nga Atletico Madrid me vlerë prej 18 milionë eurosh.

Megjithatë, Genoa duket se e kthyer mbrapa atë, pasi ata vlerësojnë 2-vjeçarin argjentinas në afërsi të 25 apo 30 milionë eurove.

Ish-ylli i Banfield dhe Boca Juniors ka debutuar në këtë sezon në Serie A duke dhënë paraqitje brilante dhe duke shkëlqyer.

Ai ka 11 gola dhe dy asistime në 29 paraqitje në mes të Serie A dhe Kupën e Italisë.

Megjithatë, Simeone ka qenë në një thatësirë golash kohëve të fundit dhe nuk ka gjetur rrjetën që nga 29 janari.

Kontrolloni gjithashtu

Zyrtare: Real Madrid përforcohet me një superlojtar

Vinicius Junior është futbollist i ri i kampioneve të Evropës dhe Botës, Real Madrid. Real …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *