Xhelal Berisha lëshon seancën në kontestin me kunatën

[ad_1]

Në gjykimin ku Shyhrete Berisha kërkon shtëpinë ku jetoi bashkë me burrin e fëmijët, i padituri Xhelal Berisha dhe avokatja e tij lëshuan seancën.

Xhelal Berisha dhe avokatja e tij Shpresa Berisha lëshuan seancën e kontestit për shtëpinë me Shyhrete Berishën, pasi konstatuan se nuk ka kushte për mbajtjen e saj.

Në seancën e sotme mungoi Shemsije Shehollli, e autorizuara e të paditurit Arben Berisha, pasi ishte për trajtim mjekësor në Tiranë, ndërsa Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës propozoi që seanca të zhvillohej pa praninë e Shehollit.

“Përderisa palët janë prezente dhe ftesën e ka pranuar e autorizuara e të paditurit, propozoj që seanca të vazhdohet në mungese të avokates Shemsije Sheholli”, tha Qelaj.

Pastaj gjyqtari vendosi që seanca të vazhdojë pa praninë e të autorizuarës Sheholli, edhe pse Arben Berisha kërkoi shtyrje të seancës në afat të pacaktuar, pasi tha se nuk është në gjendje të deklarohet pa praninë e avokates së tij.

Shpresa Berisha, e autorizuara e Xhelal Berishës, kontestoi mënyrën se si ishte ftuar për seancë avokatja Sheholli.

‘’Si përfaqësuese e Xhelal Berishës e kontestoj njoftimin përmes postës elektronike, se gjykata nuk e ka të ditur se a e ka pranuar apo nuk e ka pranuar e-mailin, prandaj nuk mund të konsiderohet se e njëjta ka qenë e ftuar në mënyrë të rregullt”, tha avokatja Berisha.

Ajo tha se edhe në seancën e kaluar munguan dy të autorizuar, ndërsa konstatoi se ajo seancë mori vendime të kundërligjshme.

“Konsideroj se mbajtja e seancës se fundit pa prezencën e dy të autorizuarave, të cilat nuk kanë qenë të ftuara në mënyrë të rregullt është në kundërshtim me rregullat e procedurës civile. Për fat të keq kjo gjykatë së seancën e kaluar ka marrë vendime të kundërligjshme”, tha avokatja Berisha.

Më pas eksperti financiar Ali Gagica paraqiti ekspertizën e tij rreth shtëpisë kontestuese.

Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës, tha se ka vërejtje në pjesën plotësuese të aktakuzës, për arsye se sipas tij eksperti ka tejkaluar detyrat të caktuara nga gjykata.

Pastaj Shpresa Berisha, avokatja e Xhelal Berishës, njoftoi gjykatën se nuk do të deklarohet rreth ekspertizës dhe do ta lëshojë seancën.

“Nuk jam në gjendje që të deklarohem lidhur me ekspertizën edhe me tej konsideroj se nuk ka kushte ligjore që të mbahet kjo seancë, prandaj po e njoftoj gjykatën që nga ky moment nuk do të jem në gjendje ta nënshkruaj procesverbalin dhe me lejen e kësaj gjykate unë do ta lëshoj seancën së bashku me Xhelal Berishën”, tha Shpresa Berisha.

Pas kësaj deklarate, avokatja dhe i mbrojturi i saj Xhelal Berisha lëshuan seancën, ndërsa Naim Qelaqj, avokati i Shyhrete Berishës këtë veprim e cilësoi mosrespektim dhe sjellje të papranueshme për sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Është seanca e 20 sot dhe procedura ka filluar në vitin 2013, propozimi për shtyrjen e seancës haptazi tregon qëllimin e zvarritjes, prandaj lus gjyqtarin që të vazhdohet me procedurën e mëtejshme”, tha Qelaj.

Në seancë pastaj u bë shikimi i ekspertizës së ndërtimtarisë së hartuar nga Françsesko Çollaku, për të cilën nuk pati vërejtje avokati Qelaj.

Edhe pse u ankua për zvarritje, Qelaj i kërkoi gjykatës që t’ua mundësojë të paditurve dhe të autorizuarve të tyre përgatitjen e fjalëve përfundimtare, duke kërkuar të caktohet seanca e radhës nga mesi i muajit maj.

Seanca e radhës u caktua më 18 maj nga gjyqtari Shaban Zeqiraj.

Shyhrete Berisha i ka mbijetuar masakrës së familjes Berisha të 26 marsit 1999 në Suharekë, në të cilën asaj iu vranë bashkëshorti dhe katër fëmijët, më i riu prej të cilëve kishte më pak se dy vjet, ndërsa vetë ajo mbeti e plagosur.

Mirëpo, pas luftës, më 2001 ajo nisi një betejë gjyqësore me kunatin e saj, Xhelal Berisha, i cili i mori shtëpinë në të cilën Shyhretja kishte jetuar me familjen e saj deri në ditën e masakrës.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *