Whoopi Goldberg thotë se do të ketë pasoja për Will Smith, por beson që Akademia nuk do t’ia marr…

0
Whoopi Goldberg thotë se do të ketë pasoja për Will Smith, por beson që Akademia nuk do t’ia marr…
Gjigandi

Will Smith ka të ngjarë që do të mbajë statujën e tij të “Oscars”.

Whoopi Goldberg, e cila shërben si guvernatore e degës së Aktorëve të Akademisë, shpjegoi në “The View” se ndërkohë që Smith do të vuajë disa pasoja për goditjen që ia bëri Chris Rock, humbja e trofeut nuk do të jetë njëra prej tyre.

“Ne nuk do t’ia marrim çmimin e fituar në Oscar”, tha ajo duke iu referuar ‘Oscar’-it që e fitoi si “Aktori më i mirë” për King Richard.

Momenti kur Will goditi me shuplakë Chris Rock (Foto: AP)

RonaTyra

“Do të ketë pasoja, jam e sigurt, por nuk mendoj se do të bëjnë këtë, veçanërisht sepse Chris tha: ‘Dëgjo, unë nuk po ngre asnjë akuzë'”.

Akademia ka dënuar veprimet e aktorit në një deklaratë të bërë një ditë pas momentit tronditës.

“Akademia dënon veprimet e Smith”, thuhej në deklaratë.

“Ne kemi filluar zyrtarisht një shqyrtim rreth incidentit dhe do të shqyrtojmë veprimet dhe pasojat e mëtejshme në përputhje me aktet nënligjore, standardet e sjelljes dhe ligjin e Kalifornisë”.

Will Smith (Foto:WireImage)

53-vjeçari në anën tjetër kërkoi falje për skandalin që shkaktoi në “Oscars 2022”, drejtuar komedianit dhe Akademisë së Filmit.

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese”, tha ai.

“Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadas ishte e tepërt dhe reagova emocionalisht”.

Will Smith dhe Jada në “Oscars 2022” (Foto: Getty Images)

Gjatë natës së madhe të Hollywoodit, Chris bëri shaka me gruan e Will, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Një reagim sot (e martë) në rrjete sociale e ka bërë edhe Jada me shkrimin: “Është një sezon për shërim dhe jam këtu për të”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu