VV: Nëse pranohet programi jonë, mund të ketë bashkëpunim me LDK-në e AKR-në

[ad_1]

Një zyrtar i lartë i Vetëvendosjes ka thënë se kjo parti pranon të bashkëpunojë me LDK-në dhe AKR-në nëse këto dy parti pranojnë programin e VV-së.

Gjatë ditës sot u diskutua se partitë po kërkojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim në mënyrë që t’i kundërpërgjigjen koalicionit PDK-AAK-Nisma.

“Ne do të pranonim të hynim në listë të përbashkët me LDK-në e AKR-në nëse e pranojnë programin tonë”, ka thënë zyrtari i VV-së për KTV-në.

Mësohet se Vetëvendosje ka kërkuar edhe postin e kryeministrit në mënyrë që të futen në një listë të përbashkët.

I hapur për bashkëpunim është shfaqur edhe Bajram Gecaj nga LDK-ja. Ai ka thënë se PDK-AAK-Nisma nuk duhet të udhëheqin vendin.

“Nuk duam të lejojmë që të ngadhënjejë ky koalicion sepse shoh terr për Kosovën”, ka thënë ai. “Jam cilësuar si kritikuesi më i madh i tyre, por nuk kam thënë kurrë se kemi vija të kuqe me Vetëvendosjen”.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *