“Vritini shqiptarët!” Kaos në ndeshjen mes serbëve dhe malazezëve

20

Urrejtja e tifozëve serbë ndaj shqiptarëve vazhdon të jetë prezente nëpër stadiume.

Kësaj here ka ndodhur në finalen e basketbollit mes ekipit serv të Crvena Zvezdës dhe Buduçnostit të Malit të Zi.

Kjo sfidë ka prodhuar skena të turpshme, pasi lojtarët miq janë sulmuar dhe goditur me mjete të ndryshme duke u detyruar të futen në dhomat e zhveshjes.

Që në momentin që ata kanë hyrë në fushë ka pasur tension. Madje tifozët e quajtur “Delije” kanë bërë edhe thirrje “Vrite shqiptarin”.

Të frikësuar malazezët janë larguar nga parketi dhe takimi nisi me një orë vonesë.

Ndeshja u fitua nga vendasit me rezultatin 97-54. Serbët u shpallën kampionë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Euroligë.

You might also like
Comments