Vritet në Siri 23-vjeçari shqiptar që luftonte për ISIS

58

Një shqiptar, pjesë e ISIS është vrarë në Siri teksa ishte pjesë e zonës së luftës. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Prishtina, i cili prej tre vitesh ishte bashkuar me ushtrinë e ISIS në këtë shtet.

Rron Emini, është larguar ilegalisht për në Siri në vitin 2016. Fillimisht ai ka qëndruar në Turqi dhe më pas ka kaluar drejt Sirisë ku është bashkuar me forcat terroriste.

Ministria e Kosovës raporton në lidhje me ngjarjen:

Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës.”

Më herët janë riatdhesuar në Kosovë 110 shtetas që kishin kaluar ilegalisht në Siri, mes të cilëve edhe katër burra që dyshohet se ishin pjesë e ushtrisë nën flamurin e zi të shtetit Islamik.

Teksa institucionet e Kosovës po përgatiten për të kthyer në vend edhe 60 persona të tjerë, mes të cilëve gra e fëmijë.

You might also like
Comments