Gjykata Penale e Tiranës ka shtyrë seancën ndaj Ludjan Zaimit, efektivi që vrau kolegun e tij Çaush Saliasi në komisariatin nr 3.
Shkak për dështimin e seancës është bërë gjendja e rëndë shëndetësore e Zaimit, ku është vërtetuar edhe nga ekspertiza se ky i fundit vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.
Kujtojmë se 25-vjeçari e ka goditur Saliasin me të paktën 7 plumba pas disa debateve, gjatë momentit kur po ndërroheshin turnet.
I riu akuzohet për veprën penale “vrasje të punonjësit të policisë”.