Vrasje për hakmarrje? Zbardhen detaje, vëllai i viktimës ekzekutoi një person në Durrës | Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Eri Zefi 34 vjeç u ekzekutua me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Viktima u ekzekutua rreth 6 km larg tunelit të Kalimashit ndërsa kanë qenë banorët e zonës ata të cilët e kanë gjetur në një kanal e më pas kanë njoftuar policinë.
Mbi trupin e viktimës, sipas banorëve, kishte breshëri plumbash. Breshëri që kishin lënë gjurmë gjaku përgjatë gjithë vendngjarjes.
Policia nga ana tjetër ka nisur krehjejn e zonës me qëllim kapjen e autorit. Dyshimet e para të unifomave blu janë se vrasja ka qene për motive gjakmarrjeje.
Mësohet se 34 vjeçari është vëllai i Ndue Zefit, autorit të vrasjes së ndodhur në Durrës në shkurt të këtij viti në zonën e ish kënetës, ku pas një konflikti qëlloi me kallashnikov Martin Ndrecën, i cili po kthehej në shtëpi me një automjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu