Vrasje, drogë e mashtrim/ Policia angleze publikon fotot e 14 kriminelëve, mes tyre edhe shqiptarë (Emrat)

0
Gjigandi

Policia në Yorkshire e Jugut në Britani është në kërkim të 14 personave me rekorde të theksuara kriminale. Ata po kërkohen në lidhje me një sërë krimesh të ndryshme nga vrasjet brutale, deri te trafiku i drogës dhe arratisja nga burgu.

Sipas mediave britanike mes tyre është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Klevis Xhelaj. Oficerët e policisë në Sheffield kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ai kërkohet në lidhje me shkeljet e ndjekjes dhe ngacmimit midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Xhelaj përshkruhet si një trup mestar, me flokë kafe të errët dhe tatuazhe në gjoks.

Disa prej personave në kërkim besohet se janë ende në South Yorkshire, ndërsa të tjerët mendohet se kanë ikur në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar ose janë larguar jashtë vendit. Policia ka vite që kërkon disa nga këta persona dhe ka nevojë për ndihmën e qytetarëve.

Shqiptari Klevis Xhelaj besohet të ketë lidhje me zonat e Nottinghamshire, West Midlands, Leicester dhe Londër dhe ai mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.
Po ashtu në kërkim janë edhe vellezërit Mateo Çela dhe Eljaso Çela. Autoritet që hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmën e qytetarëve në Britani për të gjetur dy vëllezër të cilët janë në kërkim, pasi dyshohet se kanë lidhje me vdekjen e Armendit.

RonaTyra

Eljaso Çela, 28 vjeç dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Mateo Çela, janë në kërkim nga polcia, ndërkohë që hetimet për vrasjen po vazhdojnë. Armendi u godit për vdekje me thikë në Sheffield, më 13 maj 2021, pas një sherri në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu