Vrasja në familjen e biznesmenëve, dëshmia e shqiptares burgos përjetë ish të dashurin

0
4

Burim i përjetshëm është dënimi i dhënë nga Gjykata e shkallës së Partë të Krimeve të Rënda të Milanos në Itali për Sandro Trombonin, sipërmarrësi italian 44-vjeçar, i akuzuar se ka varë vëllanë e tij Luca. Dënimi është dhënë bnë përputhje me kërkesën e prokurorisë.

Vrasja ka ndodhur në mars 2015, në kompaninë e familjes “Tromboni srl”, në Rozzano, komunë në periferi të Milanos.

Sandro u arrestua një vit më pas, në mars 2016, mbi bazën e informacioneve të dhëna nga ish e dashura e tij shqiptare, raporton “La Repubblica”.

Gruaja, kishte deklaruar se më 22 mars, dy ditë pas vrasjes së Luca Tromboni,-t, Sandro i kishte treguar se i vëllai i madh ishte vrarë me 3 të shtëna pistolete kur ende, askush nuk e dinte me siguri, për shkak se rezultatet e autopsisë dolën tre ditë më pas.

Sipas akuzës së ngritur nga prokurori Ruta, motivi i vrasjes lidhet me probleme në menaxhimin e kompanisë që prodhonte vida e bulona.

Luca Tromboni ishte larguar nga biznesi i familjes, duke ia lënë drejtimin vëllait të vogël Sandro, i cili për një kohë të shkurtër ka grumbulluar borxhe prej rreth 800.000 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here