Vrasja makabre e shqiptarit/ Gruaja e Shefki Kurtit: Copat e trupit i vendosa në frigorifer

0
Gjigandi

Vrasja makabre e 71-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti nga bashkëshortja e tij, ka tronditur opinionin publik në Itali. Nadire Kurti, ka rrëfyer se e ka vrarë 71-vjeçarin duke e goditur me sëpatë dhe duke i ndarë trupin në pjesë. Në tentativë për të fshehur krimin mësohet se autorja e ka hedhur trupin e copëtuar në ujërat e lumit Adigetto në muajin korrik.

Mësohet se e moshuara është mbyllur në spitalin psikiatrik të Rovigos, si dhe akuzohet për veprën penale ‘vrasjes me dashje’.

Sakaq 68-vjeçarja ka rrëfyer detaje të tjera në lidhje me vrasjen makabre të të shoqit.

Ajo ka rrëfyer se motiv për veprën e rëndë ka qenë dhuna që ai ushtronte ndaj saj dhe tradhtia bashkëshortore.

Shpjegon se goditjen e parë ia dha në shpinë ku pas copëtimit të trupit gruaja vendosi të zhdukte të gjitha gjurmët.

RonaTyra

“Burri im më rrihte prej vitesh. E vrava burrin sepse më rrihte çdo ditë për disa vite, më godiste me grusht duke më thënë se duhet të largohesha nga shtëpia. Ai kishte një tjetër. E dëgjova duke folur me një shqiptar që donte 90 mijë euro. Atë ditë e vrava, i thashë të ikte me gruan tjetër por ai më dha një shuplakë dhe unë mora sëpatën. Është një sëpatë që Shefkiu e mbante pas derës së dhomës së gjumit për t’u mbrojtur në rast se hajdutët hynin në shtëpi. I dhashë një goditje dhe më pas e godita sërish deri sa vdiq. E ndava në copa. Me një çarçaf e tërhoqa zvarrë në banjë. Meqenëse ishte shumë i rëndë, e bëra copa-copa për ta hequr. I vendos copat në frigorifer. Prita deri në mesnatë se nuk doja që të më shihte njeri, i mora copat nga ngrirja dhe shkova t’i hidhja në kanal”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu