Vrasja e policit në Tiranë, Meta: Ngjarje të tilla tronditin rëndë besimin e publikut tek Policia…

0
Vrasja e policit në Tiranë, Meta: Ngjarje të tilla tronditin rëndë besimin e publikut tek Policia…
Gjigandi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas incidentit në staciononin e policisë në Tiranë ku mbeti i vrarë një punonjës policie i qëlluar me armë nga kolegu i tij.

Në një njoftim një rrjetet sociale, Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.

“Apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, ka theksuar Meta.

Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në ambientet e Komisariatit nr. 3.

Përplasja mes dy efektivëve të Policisë ka degjeneruar në nxjerrje armësh e për pasojë është vrarë me plumbat e kolegut, efektivi i Policisë Çaush Saliaj, 53 vjeç.

RonaTyra

Autori i sulmit me armë është vënë në pranga dhe mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e parë para kolegëve të tij, duke u shfajësuar në një lloj forme, se “kishte kohë që kolegu e tallte dhe se nuk mund të duronte më”.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu