Vrasja e Brunilda Muça, nga një person që nuk e njihte dhe ishte me probleme të shëndetit mendor, ka tronditur gjithë qytetin e Vittoria-s në Itali.
Sipas mediave italiane 20-vjeçarja shqiptare edhe mundet të kishte shpëtuar, psai në rrjetet sociale, u tha se ambulance kishte ardhur me shumë vonesë. Madje dëshmitarët pretendojnë se ambulanca kishte ardhur me një orë vonesë.
Por nuk është e vërtetë. Këtë e mohon nga Ndihma e Shpejtë e Raguzës duke dhënë oraret e thirrjeve të regjistruara në tabelat telefonike. Thirrja e parë në 118 ka mbërritur në orën 12.42. Ambulanca mbërrin në vend në orën 12.57 dhe pas dy minutash është nisur për në spital. Garë e kotë me kohën kjo, pasi gruaja shqiptare, ndërroi jetë në spital 6 minuta më vonë.
Tashmë autori është vënë në pranga dhe ka rrëfyer krimin para autoriteteve. Arsye për këtë vrasje nuk ka. Shqiptarja ka rënë viktimë e një burri, që sipas hetuesve ka vrarë të parin person që i ka ardhur në mendje dhe e ka parë afër tij. Fillimisht u dyshua se autor i ngjarjes ishte bashkëshorti i 37-vjeçares, por më vonë u vërtetua se ai ndodhej në punë në orën që ndodhi krimi, mesditën e djeshme.
Dëshmitar në këtë krim mund të kishte qenë edhe djali i shqiptares, të cilin ajo kishte shkuar ta merrte nga shkolla. E pikërisht teksa priste të birin, u sulmua me thikë e ndërroi jetë në vend. Bruna Muça la pas dy fëmijë, një djalë e një vajzë.