Volkswagen ofron Golf 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi

0
8

Ashtu siç kishte paralajmëruar, prodhuesi gjerman është përfshirë në ofertën e modelit të ri-stilizuar të modelit Golf me agregat të ri turbo-benzinë.

Versioni me motor 1.5, i cili është paralajmëruar qysh në vjeshtë, është i pranishëm në Gjermani me çmim prej 26.400 euro, për modelin me paketën e pajisjeve bazike Comfortline.

VW Golf me 1.5 TSI ka 150 kuaj fuqi dhe 250 Nm të rrotullimeve maksimale të momentit. Ky agregat është i pajisur me teknologji për çaktivizimin e cilindrit, i cili mundëson shpenzimin mesatar prej 5,0 l/100 km dhe emetim të CO2 prej 114 g/km, në kombinim me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive.

Fabrika ka deklaruar se mesatarisht shpenzimet e veturës janë 4,9 litra me emetim CO2 në 112 g/km.

Siç thonë në Volkswagen, kah gjysma e vitit agregati i ri 1.5 TSI do të jetë i qasshëm në versionin BlueMotion me 130 kuaj fuqi dhe 200 Nm, dhe me shpenzime prej 4,6 litra/100 km.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here