Vodhën me karta të klonuara, 4 të rinjtë u identifikuan nga profilet në facebook

0
2229

Katër të rinj janë dënuar nga Gjykata e Tiranës. Dritan Çamko u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg. Sajmir Krasnaj dhe Marius Shehi u dënuan me 3 vjet e 4 muaj burg, por iu konvertuan në shërbim prove. Denilson Dusha u dënua me 10 muaj e 10 ditë burg, pra me kohën e paraburgimit.

Sipas vendimit të gjykatës, rezulton se zyrtari i një banke private ka kallëzuar se në datën 19-22 qershor të vitit të kaluar është konstatuar përdorimi i një karte bankare të lëshuar nga një bankë amerikane. Kjo kartë është përdorur gjatë këtyre datave në një pikë karburanti disa herë duke kryer dhe transaksione të suksesshme. Sipas dokumentacionit bashkëlidhur del se kjo kartë bankare është përdorur në disa pika karburanti në autostradën Rrogozhinë Kavajë. Nga banka është bërë kallëzim penal. Më pas u këqyrën targat e automjeteve dhe këqyrjen e të dhënave në profilet facebook, ka rezultuar se në aktivitet është përdorur automjeti me targën AA 945 KB, e cila i përket një mjeti Ford Transit me ngjyrë të bardhë, i cili përdoret për transport të përzier (me karroceri). Ky mjet i ngjashëm është evidentuar nga kamerat e sigurisë në pikën e tregtimit të disa karburanteve në Kavajë më datë 20.06.2015. Nga verifikimet e kryera nga e prokurorisë në sistemin e policisë së Shtetit dhe më saktësisht në programin E-gjoba rezulton se ky mjet i përket një subjekti privat me seli në Qerret Kavajë. Nga pamjet filmike dhe më saktësisht pamjet filmike të marra në qytetin e Durrësit në pikën e tregtimit të karburantit më datë 19.06.2015 ka vajtur për tu furnizuar mjeti me targa AA302LL i llojit “Mercedes Benz” me ngjyrë gri. Nga verifikimet e kryera nga e prokurorisë në sistemin e policisë së Shtetit dhe më saktësisht në programin e-gjoba rezulton se ky mjet i përket shtetasit Pellumb Zija Hylviu dhe gjithashtu me këtë mjet ka marrë gjobë shtetasi Andi Hylviu, i cili është djali i këtij shtetasi.

Nga ana e prokurorisë u verifikuan në rrjetin social “facebook” të pandehurit Marius Shehi dhe Andi Hylviu të cilët rezultojnë të kenë lidhje shoqërore mes tyre gjë e cila provohet dhe nga fotografitë e publikuara në këto rrjete. Gjithashtu nga kqyrja e këtyre fotografive rezulton që i pandehuri Marius Shehi disponon një mjet të llojit “Tuareg” me ngjyrë blu me targa AA313CV në pronësi të shtetasit Rigers Sinanaj. Ky mjet dyshohet se është i njëjti mjet i cili është evidentuar nga kamerat e sigurisë në pikën e tregtimit të disa karburanteve në Kavajë më datë 21.06.2015.

Po nga këqyrja e fotografive në rrjetin social “Facebook” rezulton se shtetasi Klodjan (Klajdi) Kukli, disponon servis mjetesh motorike dhe ku dallohet i parkuar mjeti me targa AA870II i llojit Porche Cayen foristradë me ngjyrë të zezë në pronësi të shtetasit Medi Pirra. Ky mjet dyshohet se është i njëjti mjet i cili është evidentuar nga kamerat e sigurisë në pikën e tregtimit të da karburanteve në Vorë më datë 22.06.2015. “Sa sipër, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të dyshuar të këtyre personave dhe shtetasve të tjerë të paidentifikuar është kërkuar nga prokuroria, lëshimi i autorizimit për vëzhgimin dhe përgjimin ambiental të këtyre shtetasve dhe lidhjeve të tyre shoqërore si dhe vendosja në interceptim telefonik të shtetasve të mësipërm” thuhet në vendim./Abc24.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here