Vllaznia ‘blindon’ vendin e tretë, drejt elitës

[ad_1]

Dy javë para përfundimit të kampionatit të sivjetmë në Ligën e Parë të Kosovës, Vllaznia e Pozharanit ka regjistruar fitoren e radhës para simpatizuesve të saj duke e mposhtur me rezultat bindës 3:0 KEK-un e Kastriotit. Golat i shënuan veterani Premton Muja, Shaban Sulejmanit dhe tashmë realizatorit të parë të skuadrës Lirian Feratit (15 gola) dhe me këtë fitore tashmë edhe matematikisht pozharanasit janë renditur në pozitën e tretë në tabelë duke e fituar të drejtën që përmes barazhit ta kërkojnë elitën e futbollit. Sulmuesi Ferati shprehet se kanë ekip shumë të mirë:

“Atmosfera është fantastike, jemi grup shumë i mirë, kemi Shtabin Teknik shumë të mirë, tifozët përkrahës dhe një kryesi shumë të organizuar, jemi të sigurt në barazh, sepse kemi vendos ta shkruajmë historinë. Kemi forcë për elitë, por edhe shumë lojtarë që shtojnë presionin. Synimi ynë është të jemi të përgatitur për secilin ekip. Në ekipin tonë raportet kryesi – Shtab Teknik dhe lojtar janë speciale”. Ai tha se kanë pritur këtë sukses. “E kemi pritur këtë sukses për nga fondi i lojtarëve dhe kushtet e ofruara, kështu që ishim të bindur që mund t’ia dalim. Besoj se do të ia dalim për mrekulli. Tifozëve iu premtoj angazhim maksimal si çdo ndeshje dhe me shpresë të festojmë se bashku”, tha Ferati.

Vllaznia në barazh mund të ndeshet me Dritën, Ferizajn ose Lirinë. Kështu Vllaznia e cila gjatë tërë kampionatit tregoi një formë të mirë tashmë ka radhën që të shkruaj historinë e saj 44-vjeçare me “shkronja të arta”, duke u renditur ne vendin e tretë me 48 pikë dy javë pa përfunduar edicioni.

“Qyteza e Pozheranit së bashku me skuadrën e saj, Vllaznia, shumë shpejt ka rastin që të shkruan historikun e saj duke u inkuadruar në Vala Superligën e Kosovës” shprehet Sallah Sherifi, kryetrajner i Vllaznisë i cili tash e tre vjet…

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *