Vjedhja e kasafortës në Komisariatin e Durrësit, Braimllari: Ç’mund të presin qytetarët nga ky kryeministër?

41

Reagimi i deputetit të LSI-së në lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Komisariatin e Policisë së Durrësit.

Lajmi mbi vjedhjen e komisariatit të Durrësit tregon qartë se në çfarë degradimi ka rënë ky kryeministër. Ç’mund të presin qytetarët e këtij vendi në Durrës por dhe në të gjithë Shqipërinë ku krimi i organizuar arrin të vjedh arkën e komisariatit që presupozohet ruan qytetarët. Ky kryeministër ka degraduar policinë e shtetit duke kompromentuar rëndë rolin e saj. E përfshiu në fushatë elektorale ku vetë i bënte thirrje të hiqnin kapelet dhe të bëjnë fushatë për rilindjen, e bëri pjesë të strukturave kriminale policinë e shtetit. Oficerët e zotë të kësaj strukture që luftonin krimin e organizuar i dekonspiroi dhe i detyroi te kërkojnë azil jashtë vendit. Ky kryeministër motivon dhe frymëzon krimin e organizuar, shteti ka degraduar sepse kryeministri nuk është me qytetarët por me kriminelët.

Ps. para disa muajsh u vodh prokuroria e Durrësit dhe Prokurorja e këtij rrethi, u promovua dhe u bë Prokurore e Krimeve të Rënda. Mos u habisni që pas këtij akti shefi i komisariatit në Durrës të bëhet Drejtor Qarku, Drejtori i Durrësit të bëhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

SPONZORIZIM: Për shpallje të vogla që nga viti 2000, vizitoni www.SHPALLJE.biz
You might also like
Comments