Vizita e Bashës në Kosovë/ Homazhe në varrin e Rugovës dhe Boletinit, takon kryetarët e Prishtinës dhe Mitrovicës

0
Gjigandi

Kreu demokrat Lulzim Basha në ditën e dytë të vizitës në Kosovë bëri homazhe në varrin e presidentit Ibrahim Rugova, ku vendosi kurora me lule i shoqëruar nga eksponentët e selisë blu.

Në takimin me kreun e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Basha theksoi se Shqipëria duhet të heqë dorë nga protagonizmat e pavend, që i cilësoi keqpërdorim për konsum të brendshëm. Ai kërkoi një bashkërendim të fortë mes politikës në Tiranë dhe Prishtinë.
“Angazhimi i parë që kam marrë në këtë vizitë është që bashkërendimi i Prishtinës dhe Tiranës të jetë i plotë, i sinqertë dhe në funksion dhe mbështetje të institucioneve të Kosovës dhe forcave politike të Kosovës. Ky është shërbimi më i mirë që mund të bëjë Tirana larg protagonizmit të pavend dhe larg iniciativave të pa konsultuara të cilat kanë sjellë dëme”, u shpreh Lulzim Basha.
Kreu i PD-së, Basha shkoi më pas në Mitrovicë ku në takimin me kryetarin e komunës Agim Bahtiri, theksoi qëndrimin e PD-së kundër copëtimit të Kosovës dhe ruajtjes së integritetit territorial. Sipas Bashës, ecja përpara e dialogut, me qëllim njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë shërbehen më mirë nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy partnerëve strategjikë, SHBA dhe BE.
Basha u zhvendos në veri të Mitrovicës ku bëri homazhe në varrin e Isa Boletinit. Homazhet vijuan në Prekaz te Memoriali i Jasharëve.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu