Vishi asiston, Baseli humb

0
Gjigandi

Skuadra e Baselit ngec në luftë për titull, e cila si mysafir pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Lugano, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit zviceran. 

Talenti Lirik Vishi futet në lojë në minutën e 81-të në vend të Taulant Xhakës dhe në çastet e fundit të sfidës asistoi kur shënon Arthur në ngushtimin e humbjes me 2:1 të Baselit. 

Për vendasit shënuan Gerndt (74′) e Holender (79′).

Kemal Ademi ka luajtur deri në minutën e 63-të për Baselin. Baseli është në vend të katërt me 46 pilë, ngec 6 pikë nga lideri Young Boys dhe Lugano renditet i shtati me 33 sosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu