Virusi që prek fëmijët, flet eksperti i Shëndetit Publik në Londër

0
Virusi që prek fëmijët, flet eksperti i Shëndetit Publik në Londër
Gjigandi

Eksperti i Shëndetit Publik në Londër, Lajdon Shapo, foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me alarmin për adenovirusin, që prek fëmijët nën 10 vjeç, dhe shkakton dëmtim akut të mëlçisë. Shapo tha se ende nuk dihet shkaktari i këtij virusi me ADN dyfishe. Ai u shpreh se 8 për qind e fëmijëve të prekur kanë pasur nevojë për transplant të mëlçisë.

“Janë parë 108 raste të tilla në Britaninë e Madhe, shumica në Angli. Janë rast të regjistruara te fëmijët 9-10 vjeç. Një pjesë kanë qenë të buta, një pjesë mesatare, dhe një pjesë 8 për qind që kanë kërkuar transplant. Janë viruse normale me ADN dyfishe. Nuk ka asnjë fëmijë që s’është prekur prej tyre. Janë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë 80 si numër.

Ajo që është e veçantë është fakti që, një pjesë e madhe e fëmijëve kanë qenë të pavaksinuar nga Covid-19. Janë disa teori që ndiqen, nëse kemi bërë me një adenovirus të ri, që s’e kemi parë më parë, apo një virus pjesë e Sars-Cov-2.

Ka shumë gjasa të jetë adenovirus i ri. Ose kemi të bëjmë me hepatit autoimun ku goditen qelizat që shkaktojnë infeksion të mëlçisë. Rastet në Britani janë të larta, ka raste në SHBA, në Francë, Spanjë. Është një situatë që po monitorohet për të gjetur shkaktarin. Një pjesë kanë kërkuar transplant dhe kjo duhet marrë në konsideratë. Mos të çuditemi nëse në maj dhe qershor do shikojmë të tjera gjëja. Janë viruse që gjatë periudhës së Sars-Cov-2 kanë fjetur për të dalë me fytyra të reja. Një nga hipotezat është a është variant i ri Sars-Cov-2. Nuk është çudi!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu