Vidhnin eskavatore ne Itali dhe i sillnin ne Shqiperi, arrestohen 7 persona

0
Gjigandi

Karabinierët e Compagnia di Fiorenzuola kanë zbuluar një grup kriminal që merrej me vjedhje të eskavatorëve në vendin fqinj, të cilët pasi merrenin automjetet, i dërgonin në Shqipëri, duke i përdorur në vendin tonë, për të ndërtuar rrugët.
Rasi është denoncuar pranë organeve të rendit në shtetin fqinj nga një qytetar, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe grupimin kriminal që merrej me këtë veprimtari të jashtëligjshme. Hetimi filloi në korrik 2018 përfundoi pas gjashtë muajve hetime, shkruajnë mediat italiane.
Prokuroria ka hetuar në lidhje me këtë çështje 9 vetë, teksa 5 u lanë në burg e dy janë dërguar në arrest shtëpie. Hetimet kanë treguar se në krye të grupit që vidhte makinat ishte një shqiptar 47 vjeç, i cili bashkëpunonte ngushtë me një mikun e tij 35 vjeç. I dyshuari kryesor kishte një biznes në Shqipëri.Mes të arrestuarve janë katër shqiptarë, dy me banim në Milano e dy në Emilia Romanja.
Krimet e hetuara nga organi i akuzës janë vjedhja, pastrimi i parave dhe marrja e mallrave të vjedhura. Gjashtë vjedhje janë konstatuar në vendet e ndërtimit në Italinë Veriore (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo). Vlera e automjeteve të vjedhura ishte rreth një milionë e gjysmë euro.
The post Vidhnin eskavatore ne Itali dhe i sillnin ne Shqiperi, arrestohen 7 persona appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu