Vidhen zyrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor, dy autorët morën kasafortën me vete

0
Gjigandi

Vidhen gjatë natës zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në Kashar.

 Raportohet se vjedhja ka ndodhur gjatë natës nga dy persona ende të paidentifkuar dhe është konstatuar mëngjesin e sotëm nga pastruesja e institucionit.

Nga hetimet e para ka rezultuar se janë sulmuar dy kasaforta, njëra është hapur dhe i janë marrë gjërat apo paratë që ka pasur brenda, ndërkohë që tjetra nuk është hapur dot dhe është rrëmbyer ashtu siç ka qenë.

Autorët më pas janë larguar me një automjet. Po këqyren kamerat e sigurisë për të hedhur dritë më tej mbi ngjarjen.

Sa i përket shumës së grabitur nuk ka ende detaje, ndonëse thuhet se në kasaforta nuk mbaheshin shumë para, por zakonisht dokumente.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu