Video/ Tentuan t’i rrëmbenin orën e dorës, grabitësit dhunojnë brutalisht turistin

0
Gjigandi

Një grup prej katër personash kanë dhunuar barbarisht një burrë në Spanë, në tentativë për t’i rrëmbyer orën e dorës.

Në pamjet e bërë virale shikohet burri i rrethuar nga 4 persona të cilët e dhunojnë pa mëshirë. Edhe pse e dashura e të dhunuarit, lutej që përleshja të merrte fund grabitësit nuk ndaleshin.
Ndërsa kalimtarët e tjerë preferuan të shikonin skenën dhe të mos ndërhynin. Sipas raportimeve grupi i 4 personave janë me origjinë marokene. Mësohet se policia i ka arrestuar dhunuesit dhe ata tashmë priten që të dalin para drejtësisë, ndërsa ora e cila u dëmtua gjatë përleshjeve, është sekuestruar si provë materiale.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu