VIDEO/ Supë me fasule dhe perime

18


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

250 gr fasule
1 kokërr qepë
1 kokërr patate
1 karrotë
1 filxhan bizele
1 koncentrat pule
3 lgj vaj ulliri
Kripe, piper i zi
Cipa dhe lëngu i 1 limoni
Majdanoz

Pergatitja

Vendosim që në darkë fasulet në ujë të ftohtë me kripë dhe më pas në mëngjes i shpëlajmë dhe i vendosim të zijenë me 1 kokërr qepë të plotë të pa prerë.

Në gjysmën e kohës së zierjes shtojmë 2 lugë vaj ulliri dhe perimet të prera në kubikë të vegjël. E lemë supën me fasule dhe perime të ziejë në temperaturë sa më të ulët aq më mirë dhe nëse duam mund ta kthejmë dhe në supë krem.



Në një tas trazojmë pak vaj ulliri me cipën dhe lëngun e 1 limoni. Më pas servirim supën të ngrohtë duke shtuar pak vaj ulliri me lëng limoni dhe majdanoz të freskët.
(da.xha/BalkanWeb)

You might also like
Comments