VIDEO: Reperi i ri nga Istogu “TIN” plason në treg projektin e tij më të ri “BANDITA”

6

Reperi nga Istogu TIN lanson këngën e tij më të re me titullin “BANDITA”. Ai si duket po hyn fuqishëm në tregun tonë ku në këtë këngë përmendët vetëm jeta e tij dhe nuk ka asnjë ofendim për askënd.

TIN në këtë këngë shihet qartë se e ka pasqyruar rrugën, vetën dhe shokët e tij. Ai vetëm sa e ka filluar karrierën e tij muzikore dhe siq shihet do ta arrij cakun e vet.

Pra, siq e shohim reperi është i ri në moshë po ashtu edhe në muzikë. Ai vjen nga Istogu, me aspirata të larta që të ketë sa më shumë fansa, fillimisht në Kosovë e mëpastaj edhe përgjatë trojeve shqiptare dhe më gjërë.

Për realizimin e kësaj këngë u perkujdesen:
Teksti: Altin Kurpali (vetë reperi)
Mix / Master: Liridon Muzlijaj
Beat: Liridon Muzlijaj
Video: Edonis Osmani

Vlen të theksohet se kjo këngë është pjesë e mixtape-it “ICH BRAUCHE GELD, UND KEINE FREUNDE”./GazetaOra.com

You might also like
Comments