Video/ Politikani merr në mbrojtje parcelen në Shkodër, denoncon fermeri: Ndihem i kërcënuar, më kanë…

0
Gjigandi

Shqau pretendon se një deputet ka interesa që zona e Shllakut të mos zhvillohet sa i përket turizmit edhe pse ka potenciale të mëdha dhe se sipas këtij fermeri deputeti emrin e të cilit nuk e bën të ditur ka ndërhyrë për të mbrojtur parcelat e drogës.

Rruga nga Shkodra drejt njësisë Shllak e cila është e amortizuar, por edhe mungesa e energjisë elektrike sipas fermerit janë një shqetësim kryesor.

Ky është Nikolin Shqau një fermer në njësinë Shllak të bashkisë Vau i Dejës i cili pretendon se trafikantët e drogës i kanë helmuar pak ditë më parë kalin me të cilin lëvizte në mal.

“Janë disa individë këtu në zonën tonë, që me të vërtetë unë sikurse atyre ua kam prishur një fije interesat, nuk e di se kush mund të jenë ata individë, por ata në mënyrë të qëllimshme më dëmtojnë biznesin dhe dje më kanë mbyt edhe kalin, ma kanë helmuar.
Kjo për arsye se unë isha në Shkodër, për të parë familjen time, për të ndenjur me gruan dhe fëmijët dhe kur u ktheva nuk pashë për kalin se ishte vonë. Kur u zgjova në mëngjes e gjeta kalin e ngordhur. Me siguri unë mendoj që ka lidhje me drogën. Me këtë punë merret qeveria. Këtu po thonë se është një deputet i qarkut Shkodër që e mbron zonën, por do të kisha dashur të dija se cili është deputet, por megjithatë SPAK-u e di dhe ka informacionin krejt të saktë për Shllakun.

Pse Shllakut i janë hequr tabelat, pse nuk ka, se duke ia filluar nga Ura e Mesit e këtej, nuk ekziston as Shllak, as Temal, as Dushman që janë 3 krahina që shkojnë së bashku. Thonë që është një deputet dhe sikurse thonë ky deputet ia ka hequr tabelat dhe gjërat. Kjo ka lidhje me administratën, ajo duhet ta mirëmbajë Shllakun. Nuk e di ku i çojnë ato lekë që nuk i shpenzojnë për të mirat e komunitetit.

RonaTyra

Dy ditë para se të më helmonin kalin kam dalë dhe jam sjellë gjithkund me kalin nëpër zonë, mora dhe atë kamperin e vogël dhe bëra kamper në vende të ndryshme. Nuk është se pashë drogë, por lëvizje njerëzish pashë. Njerëzit që mund të kem parë diku nëpër pyll, mund të kenë bërë diçka. Ata ma paçin faqen e zezë se po të ishin trima, merren me mua se unë këtu jam. Nuk do të shkoj asgjëkund. Këta nuk më njohin mua. Kam ikur 18 vjeç nga Shqipëria dhe jam kthyer në moshën e pjekurisë. Nëse duan të dinë për historinë time, të vijnë të më pyesin, di t’ia tregoj vendin gjithsecilit. Kalin e kam përdorur sepse para 3 viteve kam qenë shumë i sëmurë dhe ngaqë jam i sëmurë dhe nuk arrita të dal në mal vetë më këmbë, kam marrë kalin për të mbledhur lopët dhe për të shëtitur Cukalin”, tha fermeri.

Fermeri thotë se doli në disa zona të thella me kalin e tij dhe ka parë lëvizje të çuditshme të disa personave që sipas tij janë trafikantët dhe ata që ruajnë drogën dhe që pretendon se i kanë helmuar kalin.

Fermeri thotë se ndjehet i kërcënuar nga kjo ngjarje që i ka ndodhur, por ai thotë se nuk do ta lërë Shllakun duke lënë të kuptohet se mund të shkojë deri në vetëgjyqësi ndaj trafikantëve ndërsa thotë se kultivimi i drogës është shqetësues.

“Mund të ndihem i kërcënuar, por nuk jam nga ata burra që iki dhe e lëshoj vendin kollaj. Jam malësor, jam burrë Shllakut. Nuk iki nga Shllaku pa nxjerrë fermën time, fermën e Shën Mhillit në sukses. Ata që mendojnë për të më bërë dëm mua, i kanë bërë llogaritë gabim. Edhe unë mund të dal të gjej një armë, si i kanë gjetur të tjerët në mënyrë të paligjshme. Do ta mbroj tokën time, mundin tim. Do ta mbroj sikurse kanë bërë të parët e mi. Mua më erdhi keq për kryetarin e bashkisë dhe administratën që nuk u morën me promovimin e Shllakut dhe nuk e di se ku ka qenë qëllimi. Shllaku është bjeshka më e afërt nga Shkodra, më e bukura. Në çdo kodër që mund të ngjitesh, e sheh gjysmën e Shqipërisë në majë të dorës”, deklaroi ai.

Fermeri tregon se cilat janë disa prej kërkesave të tij

Nikolin Shqau pak vite më parë la Amerikën bashkë me familjen e tij dhe erdhi në Shkodër duke hapur disa biznese. Prej dy vitesh ka vendosur që të shkojë në zonën malore të Shllakut në Vaun e Dejës nga ka prejardhjen duke u munduar që të ndërtojë një bujtinë dhe një fermë kafshësh me qëllim për ta zhvilluar atë njësi sa i përket turizmit duke qenë se deri më tani është lënë në harresë./bw

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu