Video/ KEK ME QERSHI

25


NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3 gota miell
1 ½ gotë sheqer
100 gr gjalpë / vaj
3 kokrra vezë
1 bustinë vanilje
1 bustinë pluhur pjekës
Lëngu i 2 portokalleve
250 gr qershi

Pergatitja



Rrahim fillimish vezët me sheqerin së bashku me gjalpin. Më pas shtojmë lëngun e portokallit dhe miellin e trazuar me vaniljen dhe pluhurin pjekës. Miellin e shtojmë gradualisht duke e kaluar në një sitë.

E trazojmë mirë brumin e kekut dhe më pas gjysmën e tij e vendosim në një tavë ëmbëlsirash. Vendosim në mes një shtresë me qershi (të cilat u kemi hequr bërthamat) dhe më pas hedhim gjysmën tjetër të masës së brumit. Vendosim në fund mbi kek përsëri qershi dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.

(da.xha/BalanWeb)

You might also like
Comments