Vettingu zbrazi prokurorinë, Ibrahimi: Nga 94 prokurorë, 43 syresh nuk e kanë kaluar

0
Gjigandi

Reforma në drejtësi, edhe pse ka qenë politika shtetërore dhe basti shoqëror më i rëndësishëm i Shqipërisë që nga 1998, ende nuk i ka dhënë rezultatet e pritura.

Një fakt i tillë pranohet nga kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i cili në një intervistë për Ora Neës deklaron gjithashtu se edhe vettingu ka pasur efektet e tij negative sa i takon burimeve njerëzore në sistemin e prokurorisë.

Që prej nisjes së vettingut, 94 prokurorë i janë nënshtruar këtij procesi dhe 43 prej tyre kanë ngecur në rrjetën e tij.

Ibrahimi: Reforma në drejtësi mbetet politika shtetërore dhe basti shoqëror më i rëndësishëm i Shqipërisë që nga 1998 e këtej. Është një politikë që pritej të kishte pasoja të thella.  Ajo çfarë pritet nga reforma në drejtësi, që për fat të keq ende nuk i ka sjellë rezultatet e pritura, ishte cilësia në luftën penale kundër krimit, një rezultat që nuk mund të vijë pa integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Vettingu ishte një zgjidhje e domosdoshme por duke qenë i padiskutueshëm për nga nevoja dhe rezultatet që sjell ka krijuar efekte anësore negative si rënia drastike e magjistratëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këta të fundit në këto dy vite e gjysmë vetting, 94 kanë kaluar në sitën e institucioneve të vettingut, 43 syresh për fat të keq nuk ja kanë dalë. Është problem shumë i madh sa i takon burimeve njerëzore në sistemin e prokurorisë.

Plotësimi i këtij vakumi të krijuar duket se nuk do të jetë një proces i lehtë.

RonaTyra

Ibrahimi: Ka vetëm një mënyrë afatmesme për ta plotësuar këtë boshllëk që krijohet dhe kjo është rritja e prurjeve në shkollën e magjistraturës. Është një problem i trashëguar. Kur erdhëm në zyrat tona në 2018, gjetëm vetëm 6 prokurorë të sapodiplomuar nga shkolla e magjistraturës, e kishin filluar shkollën në 2015, duhej të emëroheshin në 2018 dhe për shkak të vonesave në krijimin e KLP u emëruan në 2019.

E vërteta është se ne kemi qenë në gjendje të emërojmë 6 prokurorë në 2018, 10 në 2019, duhet të emërojmë sërish 10 të tjerë në 2020 dhe në 2021 furnizimi do të jetë zero prokurorë dhe gjyqtarë se klasa politike nuk e gjeti konsensusin për të bërë një amandament në ligjin për statusin e prokurorit dhe gjyqtarit, kërkon shumicë të cilësuar, ishte zgjidhja e vetme. 

Kur KLGJ dhe KLP erdhën në funksion e lëshuam dorën dhe vendosëm që për vitin 2019 e tutje të kishte një pranim prej 25 kandidatësh për prokurorë dhe 75 në vitin pasardhës. Vendimet tona për rritjen e prurjeve në gjyqësor dhe prokurori do të japin efektet në vitin 2022 dhe 2023, në 2021 do të ketë zero gjyqtarë dhe prokurorë.

Ibrahimi thotë se kjo është një ide e mirëpritur por theksin e vendos te mënyra e financimit të prokurorisë.

Ibrahimi: Realiteti i kufizimit të numrave në radhët e prokurorisë do të jetë mes nesh për disa vite. Vetëm në 2023 do të jemi në gjendje për një furnizim të fortë. Nuk duhet harruar që këta janë prokurorë të rinj dhe nuk mund të kenë kurrë efektivitetin e prokurorëve që kanë punuar 20-30 vjet. Në këto kushte problemi do të jetë mes nesh për një kohë realitivisht. Është e nevojshme të mendohet për mjete relative për ti shërber qëllimit të shpejtësisë, efiçencës dhe cilësisë së punës së prokurorit. Padyshim që ideja e hedhur nga prokurori i përgjithshëm është një ndër to, ndihma që i jepet prokurorit përmes OPGJ është një nga format më efikase të përshpejtimit të hetimit. 

Do të ishte një lëvizje e mirëpritur dhe një ide shumë e mirë. Mendoj se ka edhe ide të tjera. Duhet revolucionarizuar mënyra si financohet sistemi i prokurorisë. Sistemi i drejtësisë është i nënfinancuar, kjo është e vërtetë dhe për prokurorinë.Një pjesë e mirë e zyrave nuk janë në gjendje optimale sa i takon kushteve të punës. Na duhet një zhvendosje e fortë në mentalitet sa i takon masës së financimit të drejtësisë në përgjithësi dhe prokurorisë në veçanti. Aktori kryesor në këtë lëmë është Prokurori i Përgjithshëm.

Si çdo fushë tjetër edhe drejtësia nuk i shpëtoi pandemisë, por Ibrahimi thotë se puna hetimore ka vijuar.

Ibrahimi: Edhe sistemi i drejtësisë ka qenë në radhën e ‘viktimave’, nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shërbimin e duhur në kohën e duhur. Puna e prokurorëve ka pasur një rrethanë lehtësuese në krahasim me gjyqtarët. Puna hetimore ka ecur pothuajse normalisht dhe pse ka pasur vështirësi.

Për shkak të mungesës së prokurorëve të larguar nga procesi i vettingut, Kryeprokurori Olsian Çela ka propozuar si zgjidhje rritjen e numrit të oficerëve të policisë gjyqësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu