“Vetëm ai vlen 250-300 milionë, mezi pret të luajë nën drejtimin e Zidane”

0
Gjigandi

Antonio Romero dhe Javier Herráez zhvilluan një bisedë dixhitale në rrjetet sociale të “Carrusel Deportivo”, për t’iu përgjigjur pyetjeve nga dëgjuesit e “Cadena SER” dhe për të analizuar lajmet aktuale të futbollit.

Tregu i transferimeve
Javi Herráez
: “Mbappé nuk do të vijë tani, me siguri do të mbërrijë verën tjetër. Ai dëshiron të luajë për Real Madrid dhe babanë e tij, i cili është agjenti i tij. Kur një futbollist dëshiron të luajë diku, zakonisht ia del mbanë. Mbappé dëshiron të luajë për Real Madridin, me Zidane trajner”.

Antonio Romero: “A do të mundet Jovic, të luajë si startues te Real Madridi? Unë nuk e shoh këtë mundësi. Ndoshta një ditë, në mënyrë sporadike, por nuk e shoh si sulmues titullar te Real Madridi”.

Javi Herráez: “Unë mendoj se marrëveshja për Mbappé do të arrihet me bekimin e PSG dhe Real Madridit. Dy klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme. Unë them marrëveshje, sepse PSG nuk do ta lërë të lirë Mbappe. Haaland? Marrëdhënia e Florentino Perez me presidentin e Dortmundit është e mrekullueshme. Nëse ai e shet sulmuesin norvegjez, me siguri do ta bëjë për Real Madridin. Ky nënshkrim nuk do t’i kushtojë Real Madridit 250 ose 300 milionë. Unë mendoj se ka shpërthyer flluska e futbollit… Lojtarët që nuk janë si Mbappé nuk do të kushtojnë më aq shumë”.

Antonio Romero: “Po, për shembull, Joviç a mund të shitet më për 60 milionë…? Me siguri, kjo nuk do të ndodhë”.

RonaTyra

Kthimi në aktivitet
Javi Herráez: 
“Futbollistët që nga momenti i parë kanë thënë që testet duhet të shkojnë së pari për të sëmurët, mjekët dhe njerëzit në rrezik. Lojtarët duan të dinë se cili është protokolli për grumbullimet, është diçka e paqartë. Ata, gjithashtu, dëshirojnë e dinë se çfarë do të ndodhë nëse ndodh që njëri prej tyre të rezultojë pozitiv me Covid-19”.

Antonio Romero: “Kam ndjenjën se futbollistët nuk duan një grumbullim të gjatë, pa i parë familjet e tyre. Ka njerëz që nuk e kuptojnë se futbollistët po mendojnë aq shumë për këtë temë”.

Javi Herráez: “Ka raste si ai i Dybala, që e ka kapur dy herë koronavirusi. Sigurisht, lojtarët dëshirojnë të dinë se çfarë do të ndodhë, nëse përsëritet ky problem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu