Vesa Luma feston sot ditëlindjen, ja sa vjet po i bën

0
Gjigandi

Këngëtarja, Vesa Luma feston sot ditëlindjen.

Për njërën ndër këngëtaret më të njohura shqiptare, Vesa Lumën sot është një datë e veçantë.

Ajo feston 34-vjetorin e lindjes, e me këtë rast ka pranuar urime të shumta nga më të afërmit, miqtë e kolegët e saj.

Vesa ka vite që është pjesë e skenës dhe me paraqitjet e saj të veçanta ka arritur të fitojë dashurinë e publikut.

34 vjeçarja për herë të parë ka kënduar në moshën 5-vjeçare, në “Akordet e Kosovës”, bashkë me grupin për fëmijë “Xixëllonjat”.

RonaTyra

Talenti i saj është veçuar gjatë audicionit shumë të njohur “Ethet e së premtes”, ku Vesa ka arritur të jetë finaliste e spektaklit.

Me këtë pjesëmarrje, Vesa shënon fillimin e karrierës së suksesshme, duke u bërë njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Vesa është e martuar me reperin nga Shqipëria, Big Basta dhe kanë një djalë, Lianin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu