Verona luan kundër Napolit – Rrahmani vihet përballë skuadrës së tij të ardhshme

0
Gjigandi

Amir Rrahmani do të ketë një përballje mjaft interesante sonte.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, me skuadrën e tij Verona, do të kenë sonte një ndeshje mjaft interesante.

Me fillim nga ora 19:30, Verona luan si nikoqire e Napolit, ndeshje kjo që për Rrahmanin do të jetë kundër skuadrës së ardhshme.

Mbrojtësi kosovar ka arritur marrëveshje me Napolin më herët gjatë sezonit, dhe sapo ky sezon të përfundojë, ai do të niset drejt jugut të Italisë.

Napoli futet në këtë ndeshje pas një forme të mirë dhe me motivim të lartë pas triumfit në Superkupën e Italisë.

RonaTyra

Mysafirët do të kenë vëmendjen te Rrahmani, për të parë se si qëndrojnë paraqitjet e tij pas pauzës së gjatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu