Vera Ora, ka një mesazh për të gjithë femrat shqiptare

8

Ambasada e Shqipërisë në Londër ka organizuar një kampanjë interesante me qëllim social për gratë shqiptare.

Shumë emra të suksesshëm që jetojnë dhe veprojnë në Londër janë bërë bashkë në një video-mesazh, për të dhënë këshilla të vlefshme për femrën shqiptare.

Njëra ndër protagonistet në klip është edhe nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera Ora.

Ajo ka dhënë një mesazh mjaft sensibilizues për femrat, duke kujtuar kështu edhe një nga sfidat më të mëdha në jetën e saj.

“Si mjeke dhe si grua, e cila ka përballuar luftën me kancerin e gjirit iu drejtohem nënave dhe vajzave shqiptare: Kujdesuni për shëndetin tuaj, dhe bëjini kontrollat paraprake rregullisht. Sot, jam e lumtur që përballova këtë sfidë, dhe duke mbështetur dhe orientuar drejt karrierës ndërkombëtare vajzën time, Rita Ora. Gruaja shqiptare në Britani krenohet me ty”, ka thënë gjatë video-mesazhit, Vera Ora.

 

You might also like
Comments