Vëllai vret motrën për një foto në Facebook, po pinte duhan me një klerik

Çështjet fetare dhe zbatimi i rregullave të fesë shpesh herë bëhen problem dhe burim konflikti mes besimeve të ndryshme, moshave dhe brezave. I tillë është edhe rasti i një modeleje pakistaneze, e cila u vra nga i vëllai pasi postoi fotografi bashkë me një klerik mysliman.

Sipas policisë, 26-vjeçarja Qandeel Baloch u vra nga vëllai i saj për shkak të “nderit” lidhur me fotografitë. Nuk është e qartë se kur është vrarë modelja por trupi i saj u gjet para disa orësh. Shumë konservatorë në Pakistan ishin të shokuar nga fotografitë ku shihej modelja Baloch dhe kleriku mysliman, Mufti Qavi, duke pirë lëngje dhe duke thithur duhan, ndërsa ishte muaji i shenjtë i Ramazanit, kur myslimanët e devotshëm përmbahen nga ushqimi dhe pija gjatë ditës nga agimi deri në muzg.

Myftiu Qavi e ka hedhur poshtë çfarëdo keqbërjeje dhe tha se ishte takuar me modelen për të diskutuar për Islamin. Qindra femra në Pakistan vriten çdo vit nga të afërmit e tyre, të cilët i akuzojnë ato për shkelje të normave konservatore shoqërore ose fetare.

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *