Veliaj: Nëse Rama dhe Xhafaj janë të lidhur me drogën shkatërruan 99% të biznesit të tyre?

4



Subscribe në Ora News këtu

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë ekskluzive për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, u pyet edhe për çështjen e trafikut të drogës, duke theksuar se aktualisht jemi në nivelet e 1% të drogës që kultivohej më parë në Shqipëri.

Veliaj: Po t’i marrim me radhë të dyja pretendimet sot sipas Guardia di Finanza jo sipas Fatmir Xhafës edhe Edi Ramës, qëlloi që një nga çmimet që morëm ishte në selinë e Akula të Guardia di Finanza nuk i kam nga lajmet i kam vetë të parë, atë që më pas u bë edhe raport. Sot jemi në nivelet më pak se 1% e drogës që kultivohej në Shqipëri. Pra ky Fatmir Xhafaj dhe ky Edi Rama që qenkan të lidhur me krimin dhe drogën paskan shkatërruar 99% të biznesit të tyre? Se kështu i bie, O i bie që këta janë çmendur ose siç është rasti se kjo është e pavërtetë, se si mund të shkatërrosh biznesin tënd me 99% sipas të huajve, kështu që kjo është alogjike përveç se besoj se është kriminale dhe siç e kam thënë është edhe trafik kombëtar të shkosh të shkak vendin tënd lartë e poshtë pa bazë më duket një trafik,. Është si të dali dikush e te shaj familjen e vet.

Tare: Rama ishte kryeministër kur bëhej ky trafik dhe kur u mboll ky kanabis?

Veliaj: Jo, ai trashëgoi nje histori të pa precedent dhe unë besoj se nesh ka sot një udhëheqës që nga koha e Ismali Qemailit që i janë hapur dyert e çdo selie dhe aksesi në rangun më të lartë përtej peshës specifike të Shqipërisë është koha e Edi Ramës, Edi Ramën njerëzit mund ta kenë inat, mund të kenë xhelozi, mund të kenë kunjat e tyre, mund të kenë qejf mbetjet e tyre në jetë po siç është ajo shprehja hakën mos ja haj! Sot një njeri që është edhe në krahë të Merkelit, që është në krahë të Tusk, që është edhe në krahë të Marconit, që i hapet çdo derë edhe ka akses përtej peshës së Shqipërisë flas, patjetër që mund ta bëjë Polonia, Italia, por përtej peshës së Shqipërisë. Është ajo që thonë në boks: Të grushtosh në një peshë që është shumë e lartë. Ketë lloj grushtimi në emër të Shqipërisë në një ring të lartë se pesha jonë specifike e ka bërë vetëm Edi Rama. Kjo që ne dimë disa gjëra që bota nuk i di në këtë botë të informacionit duket komplet naivitet, ose dy diversione këtë do e vë, këtë s;do e vë pra po ka ngel qe botën të na i prezantojnë këta është afër e dështuar. Fakti që Tirana, qyteti Tiranës e braktisi pasivisht protestën ishte për të thënë që njerëzit nuk hanë barë, njerëzitkuptojnë kanë parë çfarë rregulli.

Për më shumë lexoni në:

You might also like
Comments