Veliaj: Do të shemben 41 pallate në Tiranë

0
Gjigandi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka bërë me dije se në zonën e Kinostudios dhe Kombinatit në Tiranë do të shemben 41 pallate.

Këto 41 subjekte do shemben për shkak të dëmtimit që kanë marrë nga  tërmeti i 26 Nëntorit.

Veliaj ishte në Baldushk, ku teksa dorëzoi çelësat e një banese të re një familjeje, tha se qiratë e këtyre banorëve paguhen 100% nga bashkia.

“Pandemia, tërmetet, përmbytjet, thatësira, reshjet, janë fenomene që na kanë mësuar t’i bëjmë gjërat më mirë dhe më të rezistueshme në të ardhmen. Ndaj, nuk do të marrim risqe, siç nuk morëm te Teatri, te “Sami Frashëri”, te shkolla në Pezë. Nëse ekspertët, jo gjithologët që dalin çdo natë në televizor të japin mend, thonë se kjo ndërtesë nuk mban, atëherë nuk vëmë bast me fatin dhe me natyrën. Shumë shpejt do të nxjerrim vendimet për këto 41 godina. Banorët, gjithsesi nuk jetojnë aty, janë me bonus qiraje”, tha Veliaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu