Vdes papritur kryeministri 61 vjeçar pas mbledhjes së qeverisë

0
Gjigandi

Presidenti i bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara tha sot se kombi është në zi për vdekjen e kryeministrit Amadou Gon Coulibaly sot pasdite, pak pasi kishte kryer një mbledhje të kabinetit qeveritar.

Ai e përshkruante kryeministrin si bashkëpunëtorin më të mirë të 30-viteve.
61 vjeçari Coulibaly ishte zgjedhur gjithashtu si kandidati i partisë në pushtet për zgjedhjet presidenciale të tetorit.
Kryeministri ishte kthyer së fundmi nga një qëndrim dy-mujor në Francë ku po kryente kontrolle mjekësore.
Asokohe qeveria kishte njoftuar se “pas ekzaminimeve në spitalin Pitié-Salpêtrière kryeministri do të bëjë disa javë pushim, sipas rekomandimit të doktorëve.”
Coulibaly ishte kthyer në Bregun e Fildishtë të enjten.
Në mesazhin e tij President Ouattara tha, “Përshendes kujtimin e këtij burri shteti, besnikërinë dhe përkushtimin dhe dashurinë për atdheun”.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu