Ish-disidenti sovjetik, Vlladimir Bukovski, i cili denoncoi në vitet ’70 burgosjen psikiatrike të të burgosurve politik në ish-Bashkimin Sovjetik, vdiq dje në mbrëmje në një spital të Kembrixhit, në moshën 76-vjeçare, njoftoi “Bukovsky Center”.
“Vlladimir Konstantinoviq Bukovski, portretizuar më parë si një hero me përmasa pothuajse legjendare në lëvizjen disidente nga ‘New York Times’, vdiq nga një atak në zemër në spitalin ‘Addenbrooke’s Hospital de Cambridge’, në Angli. Ai ishte 76 vjeç”, shkruan “Bukovsky Center” në një komunikatë.
Qendra që ndodhet në SHBA, theksoi se Vlladimir Bukovski ishte në gjendje të keqe shëndetësore që prej disa vitesh.
Ende student, Vlladimir Bukovski ishte arrestuar në vitin 1963 dhe ishte dërguar në një spital psikiatrik për rreth një vit për organizimin e takimeve poetike dhe se zotëronte letërsinë së ndaluar.
Në fillim të viteve ’70, ai ishte një prej të parëve që denoncoi burgosjen psikiatrike në ish-Bashkimin Sovjetik për disidentët.
Ai u arrestua sërish dhe u bë i burgosuri politik më i njohur në atë kohë.