Vdes bosi korleonez Provenzano, shoku me i ngushtë i kryemafjozit italjan Toto Riinas /Video

Ka ndërruar jetë sot në moshën 83 vjeçare, Bernardo Provenzano, një nga bossët më të mëdhenj të Corleones, i njohur edhe si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë Toto Riinas në masakrat e Palermos në vitet ’70-’80.

Provenzano vdiq në spitalin San Paolo të Milanos. Bossi korleonez gjendej në burg të përjetshëm. Dhe prej vitesh I ishte diagnostifikuar një kancer në fshikëz.

Bashkë me Toto Riinan morën pjesë në masakrat që vendosën mafien korleoneze në krye të kupolës së mafies siçiliane,

Por ndryshe nga Toto Riina që njihej për famën e tij si gjakësor, Provenzano ka ditur të mishërojë edhe frymën e dialogut të “njeriut të nderit”

Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dhe jo rastësisht “Binnu” e trashëgoi epitetin “Traktori”, për mënyrën se si I përballonte situatat dhe qëllonte kur duhej për tu qëlluar. Si në rastin e masakrës së Viale Lazio në Palermo ndodhur më 10 dhjetor 1969, I vetmi krim për të cilin u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutor. /Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *