Vazhdon vizita e Lulzim Bashës në Kosovë

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon vizitën në Kosovë, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Basha do të bëjë homazhe pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.
Basha dje u takua me kryeministrin Avdullah Hoti, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj dhe drejtuesit e LDK-së e PDK-së.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu