Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka shënuar fitoren e parë sot në parakualifikimet e FIBA Europe Cup 3×3.
Vashat “Dardane” e mposhtën me rezultat 12:9 Kombëtaren e Andorrës, ndërsa kjo ishte hera e dytë që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara.
Kosova e nisi ndeshjen më mirë, por Andorra arriti të rikthehet në lojë duke barazuar shifrat në 8:8, por që në momentet vendimtare, vashat “Dardane” siguruan fitore me rezultat 12:9.
Kosova e mbyll grupin me bilanc prej një fitoreje dhe një humbjeje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku edhe do të caktohet renditja finale e tabelës.
Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet dy dhe tre, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore, ndërsa kampioni kualifikohet në FIBA Europe Cup.