Varrimi i Kacifas, policia kthen 8 persona në kufi, masa të rrepta sigurie

75

Konstantinos Kacifas, 35-vjeçari i minoritetit grek që mbeti i vrarë pas sulmit mbi policinë shqiptare më 28 tetor do përcillet sot në banesën e fundit. Ditën e djeshme trupi i të ndjerit që ndodhej në Tiranë ku iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore ka mbërritur në vendin e tij të lindjes, Bularat. I veshur me rroba ushtarake dhe i mbuluar me flamurin grek, viktima është pritur nga qindra banorë të zonës e familjarë. Varrimi është parashikuar të mbahet sot në orën 13:00.
Me sa duket kontrollet e policisë në Kakavijë kanë dhënë rezultatet e para. Burime nga policia kanë pohuar se në kufirin shqiptar janë kthyer mbrapsht 8 persona. Mësohet 8 shtetasit që janë kthyer si të papërshtatshëm për të marrë pjesë në varrimin e Kacifas mbanin bluza të Vorioepirit. Nuk dihen emrat e personave që janë kthyer.

You might also like
Comments