Van Gaal me lëvdata të mëdha për ekipin, por jo për gjyqtarët

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka shpërndarë një sërë lëvdatash pas barazimit ndaj West Hamit në fund të takimit të zhvilluar në Old Trafford.

United shënoi golin e barazimit që siguroi vazhdimet për Djajtë e Kuq ndaj West Hamit, pas një supergoli të realizuar nga Payet më herët.

“Jam i kënaqur me lojtarët sepse ishte një javë e vështirë, një javë e fëlliqtë. Mendoj se rezultati ndaj West Hamit ishte i mirë në këtë javë të stërngarkuar”.

“Duhet të komplimentoj ekipin, sepse ishin mentalisht të goditur pas ndeshjes ndaj Liverpoolit”.

“Këtë sezon kemi qenë shumë të pa fat, sidomos me vendimet e gjyqtarëve”, potencoi Van Gaal.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *