Vajza bën deklaratën e fortë: Pique më thoshte ‘sa e ke prapanicën’, më ngacmonte

0
Vajza bën deklaratën e fortë: Pique më thoshte ‘sa e ke prapanicën’, më ngacmonte
Gjigandi

Spanjë- Lajmi se Shakira dhe Gerard Pique po divorcohen për shkak të tradhtisë së këtij të fundit ka qarkulluar në internet 24 orët e fundit me raportime në Spanjë dhe jo vetëm. Madje, ka pasur raportime edhe për nënën e shokut të Pique në ekipin e Barcelonës, e cila është shkaktarja e divorcit.

Gjithçka nisi kur një artikull i një gazete shkruante se futbollisti spanjoll prej disa javësh jeton vetëm , në fakt në shtëpinë e tij të vjetër.

Por një zbulim i ri për mbrojtësin katalanas erdhi nga Brazili, ku Suzy Cortez , e njohur edhe si “Miss BumBum”, pohoi se Pique po i shkruante mesazhe, duke e pyetur për gjendjen e saj fizike.

Modelja e Playboy ka dhënë një intervistë dhe ndër të tjera ka thënë se Pique i ka marrë numrin e telefonit.

Isha mike e ish-presidentit të Barcelonës, Sandro Rochelle. Kur Pique e mori vesh, më kërkoi numrin dhe më dërgoi një mesazh. Kur kthehesha në Brazil, ai më shkruante në Instagramin tim, duke më pyetur se kur do të kthehesha në Evropë dhe gjithmonë më pyeste se sa e madhe ishte prapanica ime. Më thoshte se ishte xheloz për nderimet e mia për Messin. (noa.al/N.D)

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu